Telegrafi

Calhanoglu “thumbon” tifozët e Milanit: Dashuria është më e rëndësishme për mua sesa paratë

Reprezentuesi turk Hakan Calhanoglu i është përgjigjur “thirrjeve” të tifozëve të Milanit si dhe ka folur për dashurinë që ndjenë ndaj Interit.

Calhanoglu u kritikua nga tifozët e Milanit pasi u largua nga klubi për t’iu bashkuar rivalëve të qytetit Inter, klub nga i cili nuk dëshiron të largohet pavarësisht se mori një ofertë të majme nga Arabia Saudite.

Në një intervistë për Sportmediaset, Calhanoglu konfirmoi thashethemet dhe zbuloi arsyet e vendimit të tij.

“Po, është e vërtetë që e kam refuzuar ofertën nga Arabia Saudite, por agjenti im nuk më tregon detaje sepse e di që jam i fokusuar në punën time në Inter. Vendosa të mos largohem nga klubi sepse e dua Interin. Këtu kam një rol të rëndësishëm dhe i jam mirënjohës klubit sepse më lejoi të përparoj”, ka thënë Calhangolu.

Lexo po ashtu Calhanoglu refuzon milionat nga Arabia Saudite

Së fundmi ai ka zgjatur bashkëpunimin me Nerazzurrët, të cilëve iu bashkua si lojtar i lirë nga Milani në vitin 2021.

“Të gjithë mendojnë se jam larguar nga Milani për para, por paratë nuk janë gjithçka. Për mua është më e rëndësishme të ndiej dashuri, dhe këtë marr nga tifozët”.

“Është diçka që do të mbetet në zemrën time përgjithmonë. Kam shumë synime me Interin. Mbaj mend ndeshjen time të parë kundër Genoas, isha pak nervoz dhe mendoja për pritshmëritë e tifozëve”, shtoi ai.

Mesfushori iu përgjigj edhe pyetjes nëse e konsideron Juventusin si rivalin më të madh të Interit, ani pse bardhezinjtë pretendojnë se synimi i tyre është të jenë në mesin e katër klubeve më të mira në Itali.

Lexo po ashtu “Është më i miri në Itali, ndoshta edhe në botë” – Montella me fjalë të mëdha për Calhanoglun

“Nuk i shikoj fare, shikoj vetëm Interin. As që i dëgjoj”, përfundoi Calhanoglu.

29-vjeçari ka shënuar tetë gola dhe ka bërë tre asistime në 22 ndeshje të luajtura në të gjitha garat këtë sezon./Telegrafi/