Site icon Telegrafi

Calhanoglu: Më pëlqejnë United dhe Barcelona

Mesfushori i Bayer Leverkusenit, Hakan Calhanoglu, ka pranuar se ai ka ambicie që të kalojë te Manchester United.

Ai ka aluduar se Barcelona po ashtu është opsion që e tundon.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga transferimet e lojtareve

“Barcelona dhe Manchester United janë klube të mëdha që do të ishin vështirë të refuzohen”.

“Por, unë nuk kam thënë ndonjë gjë për ndonjë transfer, ose diçka të tillë”, u shpreh mesfushori ofensiv.

Calhanoglu është mesfushor i shumëanshëm që mund të luajë ku do, edhe prapa sulmuesve. /Telegrafi/

Exit mobile version