Site icon Telegrafi

Calhanoglu: Nuk ka mundësi të largohem nga Milani

(Foto: Getty Images)

Mesfushori i Milanit, Hakan Calhanoglu, ka konfirmuar se largimi nga Milani për momentin është jashtë opsionit për të.

Calhanoglu ishte lidhur me një rikthim në futbollin gjerman, në mesin e spekulimeve se RB Leipzig arriti marrëveshje për mesfushorin.

Sidoqoftë, bosi Rossoner Gennaro Gattuso besohet se ka ndalur shitjen e Calhanoglut dhe reprezentuesi turk është pajtuar të mos largohet.

“Unë jam në Milano dhe jam lojtar i Milanit. Jam i lumtur këtu”.

“Pjesa tjetër është jashtë mundësive tani. Unë po përgatitem për ndeshjen e fundjavës”, u shpreh Calhanoglu.

Milani takohet në fundjavë me Sampdorian në Gjenovë. /Telegrafi/

Exit mobile version