Hakan Calhanoglu është nisur për në aeroportin e Milanos, ku pritet të përfundoj testet mjekësore përpara nënshkrimit të kontratës me AC Milanin.
Gjatë ditëve të fundit është folur shumë se një transferim i yllit turk është afër të ndodh te Milani.
Kështu, edhe po ndodh pasi mesfushori i Bayer Leverkusenit, Calhanoglu është nisur drejt aeroportin të qytetit të modës.
Është vet mesfushori turk, i cili ka postuar fotografi në rrjetet sociale, ku tregon se është para nisjes për në Milano.
“Për në Milano”, ka shkruar Calhanoglu në fotografinë e postuar, ku mendohet të jetë me agjentin e tij dhe familjarët. /Telegrafi/