Telegrafi

Calhanoglu mohon largimin nga Milani

Hakan Calhanoglu gjatë ndeshjes kundër Chievo Veronas në San Siro (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Në ditët e fundi emri i Hakan Calhanoglu është lakuar shumë për një largim të mundshëm nga Milani.

Flitej për një rikthim në Bundesliga, por këtë herë te RB Leipzigi, gjithsesi zërat janë mohuar nga lojtari, i cili insiston se është i lumtur në Milano.

“Jam lojtar i Milanit dhe jam i lumtur këtu”, ka thënë Calhanoglu për TRT Spor rreth të ardhmes së tij.

Festa e Samuel Castillejos dhe Hakan Calhanoglut pas fitores ndaj SPAL-it në San Siro (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

“Tjerat gjëra për t’u diskutuar tani. Jam duke u përgatitur për ndeshjen tonë në vikend”, ka shtuar shkurtimisht.

24-vjeçari iu bashkua Milanit në verën e 2017 për 25 milionë euro dhe deri më tani për kuqezinjtë ka shënuar nëntë gola në 67 paraqitje në të gjitha garat.

Lexo po ashtu Milani i futet garës për Piatekin

Këtë sezon Calhanoglu në Serie A ka luajtur në 17 ndeshje (vetëm një e ka filluar nga banka rezervë), por përveç tri asistimeve goli ende nuk ka ardhur.

Në të kaluarën lojtari ishte pjesë edhe e Karlsurher, Hamburgut dhe Bayern Leverkusenit. /Telegrafi/