Site icon Telegrafi

Calhanoglu: Milani dëshiron kualifikimin në Ligën e Evropës dhe triumfin në Coppa Italia

Hakan Calhanoglu (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Hakan Calhanoglu ka thënë se tash ka më pak frikë nga coronavirusi dhe se Milani akoma dëshiron ta zë një vend për në Ligën e Evropës dhe ta fitojë Kupën e Italisë këtë sezon.

Rossonerët zunë vendin e shtatë në tabelën e Serie A dhe u kualifikuan në gjysmëfinale të Coppa Italia, para se të pezullohej sezoni si pasojë e pandemisë globale.

Skuadrat italiane i kanë nisur stërvitjet që nga e hëna, ndërsa në muajin e ardhshëm pritet që të rinisë edicionin 2019/2020.

(Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“Tash kam më pak frikë, por nuk kisha frikë as kur erdhi për herë të parë coronavirusi. Nëse ke për ta marrë, do ta marrësh. Shpresoj të fillojmë të luajmë sërish, sepse futbolli është jeta jonë”.

“Akoma duam të kualifikohemi në Ligën e Evropës dhe ta fitojmë Kupën e Italisë. Duam të luajmë mirë në të dyja garat”, ka deklaruar mesfushori për Sky Sport Italia. /Telegrafi/

Exit mobile version