Lazio do të vazhdojë të bëj presion për mesfushorin e Bayer Leverkusenit, Hakan Calhanoglu, pavarësisht nga konkurrenca nga Arsenali dhe Chelsea.
Reprezentuesi 23-vjeçar i Turqisë është kthyer në veprim pas një ndalimi katër-mujor për parregullsitë kontraktuale të bëra më herët.
Sipas gazetës gjermane Bild, ka tre pretendentë kryesor për nënshkrimin e tij – Lazio, Arsenal dhe Chelsea.
Në terma të pastër financiar, Lazio janë të pashpresë jashtë garës në atë ‘luftë’, por ata janë në Ligën e Evropës në sezonin e ardhshëm dhe janë të freskët nga vendi i pestë në Serie A.
Mbi të gjitha, ata mund t’i ofrojnë turkut futboll të rregullt në ekipin e parë dhe drejtor i sportiv Igli Tare është duke punuar shumë në këtë drejtim.
Ndryshe, Calhanoglu kontribuoi me shtatë gola dhe ndihmoi me shumë asistime në 22 ndeshje konkurruese për Bayer Leverkusen këtë sezon. /Telegrafi/