Sipas agjentit të mesfushorit turk, Hakan Calhanoglu, futbollisti mund të largohet nga Bayer Leverkusen këtë vit nëse një ofertë e përshtatshme transferimi bëhet në drejtim të tij dhe klubit.
23-vjeçari turk nuk është në gjendje të luajë për pjesën e mbetur të këtij sezoni si pasojë e një ndalimi të FIFA-s që përkrahej nga Gjykata e Arbitrazhit për Sport muajin e kaluar.
Calhanoglu kishte heqë dorë nga një marrëveshje për të nënshkruar me Trabzonspor nga Karlsruhe në vitin 2011, me FIFA-n që zgjodhi për të pezulluar atë nga futbolli për katër muaj, transmeton Telegrafi.
Është raportuar në Gjermani se reprezentuesi turk ka refuzuar një gjyq të mëtejshëm dhe është i gatshëm për të kryer dënimin e tij në mënyrë që të jetë në dispozicion për çdo kërkues të mundshëm në dritaren e ardhshme transferimit.
Përfaqësuesi i tij, Bektas Demirtas, thotë se e ardhmja e tij është në mënyrë të vendosur në duart e Leverkusenit, por nuk e ka përjashtuar mundësinë e një lëvizje në afatin kalimtar veror.
“Hakan do të jetë [në bazë të kontratës] në Leverkusen edhe për tre vjet”, ka thënë fillimisht Demirtas për Kicker, përcjell Telegrafi.
“Nëse një ofertë vjen që është e mirë për Bayerin dhe e cila gjithashtu përshtatet me Hakanin, ne do të bëjmë një transferim. Por vendimi përfundimtar qëndron me klubin”, përfundoi agjenti i turkut.
Calhanoglu ka qenë i lidhur me Chelsean në javët e fundit, derisa Barcelona thuhet se kanë monitoruar gjithashtu zhvillimin e lojtarit gjatë dy viteve të fundit. /Telegrafi/