Telegrafi

Calhanoglu gjithnjë e më afër Juventusit

Bisedimet e kontratës së Milanit me Hakan Calhanoglun kanë ngecur dhe Juventusi thuhet se po konsideron transferimin e tij si lojtar i lirë në këtë verë.

Sky Sport Italia raporton se mesfushori turk ende nuk ka arritur një marrëveshje me Rossonerët, të cilët ofrojnë një marrëveshje të re me vlerë katër milionë euro në sezon.

Lojtari thuhet se dëshiron 5 milionë euro në vit pa bonuse, por Rossonerët nuk po e rrisin ofertën e tyre.

Nëse Calhanoglu nuk nënshkruan një marrëveshje të re, ai mund të largohet nga Djajtë në një transferim të lirë këtë verë dhe mediumi pretendon se Juventusi po konsideron t’i ofrojë ish-lojtarit të Bayer Leverkusen një sfidë të re në Allianz Stadium.

Por, Arsenali dhe Chelsea thuhet se po ndjekin situatën në Milanello dhe mund të futen në garë për nënshkrimin me lojtarin. /Telegrafi/