Site icon Telegrafi

Calhanoglu falënderon Leverkusenin, konfirmon marrëveshjen me Milanin

Hakan Calhanoglu ka falënderuar Bayer Leverkusenin dhe konfirmoi se do të nënshkruajë kontratë me Milanin, pas arritjes së marrëveshjes për çmimin prej 20 milionë plus katër tjera bonuse.

Marrëveshja mes dy klubeve u finalizua mbrëmë dhe reprezentuesi i Turqisë është nisur me aeroplanin e tij drejt qytetit të Milanos.

Lexo po ashtu Calhanoglu niset për në Milano për testet mjekësore (Foto)

Ai do t’i nënshtrohet pjesës së parë të testeve mjekësore sot (e diel), pjesa tjetër të hënën dhe do të vendosë penën në një kontratë katërvjeçare me vlerë 2.5 milion euro për sezonin.

“Unë do të nënshkruaj kontratë me Milanin”, ka thënë fillimisht Calhanoglu për gazetën gjermane Bild.

Lexo po ashtu Milani afër transferimit të Calhanoglut  

“Dua të falënderoj Bayer Leverkusenin, drejtorët dhe tifozët për tre vjet fantastike. Tani pres me padurim një sfidë të re”, përfundoi ylli turk.

Testet mjekësore të Calhanoglus do të jenë një hap i rëndësishëm, pasi ai nuk ka luajtur që nga 2 shkurti.

Ai u dënua me një ndalim katër-mujor nga FIFA për shkelje të kontratës pas zgjatjes së marrëveshjes së tij me Karlsruhe në vitin 2011 pavarësisht marrjes së 100,000 eurove nga Trabzonspor. /Telegrafi/

Exit mobile version