Site icon Telegrafi

Calhanoglu: Faleminderit për gjithçka, do të japë më të mirë dhe do fitojmë shumë së bashku

Nënshkrimi i ri Milanit, Hakan Calhanoglu ka falënderuar klubin italian për besimin e dhënë dhe me tu zyrtarizuar si lojtari i ri ka dhënë mendimet e para, duke theksuar se Rossonerët mund përfundojmë në tre vendet e para në Serie A këtë sezon.

Reprezentuesi turk e ka përfunduar transferimin e tij nga Bayer Leverkusen për një shifër prej 20 milionë eurosh plus 4 milionë euro tjera bonuse, teksa me tu zyrtarizuar ka thënë fjalët e para si lojtar i ri i Milanit.

“Dua t’ju falënderoj për bërjen e këtij transferimi dhe besimin tek unë. Unë dua të jap shumë dhe t’jua shpaguaj këtë besim”, ka thënë fillimisht Calhanoglu për Milan TV.

Lexo po ashtu Zyrtare: Calhanoglu nënshkruan me Milanin (Foto)

“Katër muajt e fundit kanë qenë të vështirë për mua, por jam shumë i lumtur që jam këtu në Milano. Dua të jap më të mirën time për tifozët, klubin dhe ekipin”, përcjell Telegrafi.

“Faleminderit për gjithçka, që më dhanë mundësinë për të luajtur në San Siro. Dua të jap më të mirën time”.

“Jam i lirë dhe dua të jap gjithçka që kam. Milani është një klub shumë i mirë, klubi më i rëndësishëm për mua, sepse ata kanë aq shumë histori dhe shpresoj se mund ta bëjmë përsëri”.

Lexo po ashtu Blerjet e Milanit do t'i shihni shumë shpejtë në fushë, kuqezinjtë zyrtarizojnë miqësore e parë

“Kur e shihni muzeun dhe të gjithë këta lojtarë të mëdhenj si Kaka, Gattuso, Maldini, Ronaldinho dhe David Beckham, kjo është një punë shumë e madhe për mua dhe jam i lumtur”.

“Shpresoj që të filloj sezonin mirë, kemi një ndeshje të rëndësishme të Ligës së Evropës dhe shpresojmë se jemi në tre vendet e para në fund të sezonit të Serie A. Shpresoj dhe e di që ne mund ta bëjmë atë”, përfundoi mesfushori turk.  /Telegrafi/

Exit mobile version