Hakan Calhanoglu mund të largohet nga Milani dhe të rikthehet në vendlindje.
Galatasaray dhe Fenerbahce janë vënë në garë për kartonin e mesfushorit, i cili po has shumë vështirësi me ambientimin te kuqezinjtë.
Pasi nuk bindi Vincenzo Montella, 23-vjeçari vazhdon të zhgënjejë edhe nën drejtimin e Gennaro Gattuso dhe për këtë arsye largimi i tij mund të konsiderohet më shumë se një mundësi.
Calhanoglu u transferua në Milanello në 3 korrik 2017 nga Bayer Leverkusen për shumën e 24 milionë eurove.
Milani aktualisht është në vendin e nëntë në tabelë Serie A.
Turku ka shënuar vetëm një gol dhe ka dhuruar një asistim në kampionatin elitar italian. /SS/