Telegrafi

Calhanoglu dhe Milani ende pa marrëveshje për rinovimin e kontratës

Ekziston ‘optimizëm i kujdesshëm’ nga të dy kampet, por ende nuk ka marrëveshje për një kontratë të re midis Milanit dhe Hakan Calhanoglu.

I njëjti citim i dalë nga çdo burim rreth takimit të sotëm ishte ‘optimizmi i kujdesshëm’.

Sidoqoftë, është edhe një takim tjetër pa arritur marrëveshje dhe kontrata e Calhanoglut po shkon drejt një skadimi më 30 qershor të këtij viti.

Lexo po ashtu Milani takohet me agjentin e Calhanoglut për kontratën e re

Sipas mediumit Calciomercato, agjenti Gordon Stipic u takua me drejtorët e Milanit për afro 90 minuta dhe oferta e fundit është pak më pak se 4 milionë euro në sezon deri në qershor të vitit 2025.

Kjo ofertë është akoma shumë larg kërkesave të Calhanoglut, i cili kërkon më shumë se 5 milionë euro në sezon.

Bonuset mund të përdoren si një mënyrë për të kapërcyer atë hendek, por negociatat vazhdojnë dhe ende nuk ka marrëveshje. /Telegrafi/