Site icon Telegrafi

Calderon: Zidane u largua nga Reali pasi donte të shiste Balen dhe jo Ronaldon

Ronaldo, Zidane, Bale (Foto: Dave Thompson/Getty Images/Guliver)

Ish-presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon ka thënë se Zinedine Zidane u largua nga Mbretërit sepse ai donte të shiste Gareth Bale në vend të Cristiano Ronaldos.

Vendimi i Zidane për t’u larguar në fund të sezonit të kaluar pas trofeut të tretë radhazi të Ligës së Kampionëve, habiti shumë.

Ai largim u pasua disa javë më vonë me transferimin e Ronaldos prej 100 milionë eurosh te Juventusi dhe duket se të dy ishin të lidhur.

Lexo po ashtu Stoli i Real Madridit - Asnjë trajner nuk e përmbush kontratën e tij deri në fund

Sipas ish-presidentit të Real Madridit, Calderon, largimi i Zidane erdhi pasi francezi donte të shiste Balen dhe jo Ronaldon.

Ish-presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon (Getty Images)

“Zidane këmbënguli në mbajtjen e Cristianos dhe shitjen e Bale”, ka thënë fillimisht Calderon për gazetën AS.

“Në vend të kësaj, Perez bëri të kundërtën”.

Lexo po ashtu Nga Shaqiri e Ronaldo te Alisson dhe Torreira, këto janë transferimet më të qëlluara të vitit 2018  

“Zidane donte të kishte fuqi vendimmarrëse në nënshkrimin dhe shitjen e lojtarëve, por sugjerimet e tij u injoruan, kështu që ai vendosi të largohet”.

“Zidane mori vendimin e duhur”, përfundoi ish-presidenti i Real Madridit. /Telegrafi/

Exit mobile version