Site icon Telegrafi

Calderon: Kjo që po i ndodh Barcës, nuk është e mirë për Realin

Ramon Calderon (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Problemet nëpër të cilat po kalon Barcelona, nuk mund të konsiderohen si gjë pozitive për rivalin Real Madrid, ka thënë ish-presidenti i klubit mbretëror.

Pas një sezoni pa trofe dhe humbjes turpëruese nga Bayern Munichu, katalunasit po përballen me ndryshime të mëdha në staf dhe skuadër.

Blaugranët e ndërruan trajnerin dhe drejtorin sportiv, ndërsa Lionel Messi e ka kërkuar largimin dhe kjo mund të ndikojë edhe te ndërrimi i presidentit Jose Maria Bartomeu.

Megjithatë, Calderon konsideron se problemet në Camp Nou mund të kenë ndikim negativ te Reali në aspektin më të gjerë.

(Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

“Është e rëndësishme të kesh një skuadër si Barcelona në ligën tonë, si dhe për Real Madridin që të ketë një rival të tillë. I bën të dyja skuadrat më të mira”.

“Ka ndodhur me Cristiano (Ronaldon) dhe (Lionel) Messin. Fakti që ata dy kanë qenë në këto skuadra, i ka bërë lojtarë më të mirë. I ka inkurajuar të përmirësohen dhe të fitojnë më shumë trofe, në për pjekje për ta mposhtur njëri-tjetrin. Njësoj është edhe me Real Madridin dhe Barcelonën. Klubet janë në konkurrim të vazhdueshëm. Pikërisht kjo është ajo që duhet të ndodhë ndërmjet këtyre dy klubeve”.

“Kjo periudhë nuk është e mirë për Barcelonën, kjo është e qartë. Prandaj, ajo që nuk është e mirë për rivalin, në teori është e mirë për tjetrin – por, mua nuk më pëlqen. Nuk më ka pëlqyer asnjëherë kur i ka ndodhur ndonjë skuadre”, ka deklaruar Calderon për Stats Perform News.

“Gjithmonë kam thënë se Barcelona është ekip shumë i madh. Nuk është një armik. Kam pasur gjithmonë raporte të shkëlqyera me presidentët dhe bordin që kam takuar”, ka deklaruar Calderon për Stats Perform News. /Telegrafi/

Exit mobile version