Site icon Telegrafi

Calafiori u lëndua nga një incident i çuditshëm me Dembelen

Mbrojtësi i Italisë, Riccardo Calafiori u detyrua të largohet nga ndeshje me Francës, pasi pësoi një lëndim në një incident të çuditshëm nga francezi Ousmane Dembele.

Ndeshja e Ligës së Kombeve në Parc des Princes pa Azzurrët të pësojnë një gol nga Bradley Barcola pas 14 sekondash, por më pas luftuan për të fituar 3-1 me golat e Federico Dimarco, Davide Frattesi dhe Giacomo Raspadorit.

Megjithatë, nuk ishte krejtësisht pa incidente kjo ndeshje, sepse Calafiori u detyrua të lëshoj fushën në pjesën e dytë pasi u përplas nga pas nga një ‘fluturuesi’ Dembele.

Alessandro Bastoni hyri në duel me Dembele pasi francezi kishte kaluar tashmë disa lojtarë të Italisë, duke e ‘detyruar’ sulmuesin të fluturonte në ajër pa kontroll mbi uljen e tij.

 

Fatkeqësisht për yllin e Italisë, Calafiori, ai ndodhej në trajektoren e këmbës së Dembeles pasi ajo u përplas në pjesën e pasme të muskulit të tij.

Ishte një ndërhyrje krejtësisht e paqëllimshme, por e ngjashme me një goditje veçanërisht mbresëlënëse të karatesë.

Pas këtij lëndimi, Calafiori u detyrua të zëvendësohej në minutën e 71-të, ku në vend të tij u inkuadrua Alessandro Buongiorno. /Telegrafi/

 

Exit mobile version