Telegrafi

Caku i Unitedit s’është në shitje

Synimi kryesor i Manchester United nuk është në shitje.

West Ham nuk është i gatshëm të heqë dorë prej Reece Oxford, me gjithë interesimin e madh të Manchester United për shërbimet e tij.

18 vjeçari ka regjistruar shtatë paraqitje në sezonin debutues me Çekanët duke i lënë shumë përshtypje strategut portugez.

Jose Mourinho është duke përgatitur skuadrën para sezonit të tij të parë në krye të skuadrës nga Old Trafford dhe e sheh të riun si shtesë ideale.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet