Keanu Reeves në rolin e Neo dhe Carrie Anne Moss në rolin e Trinity, janë kthyer në “The Matrix”, sipas pamjeve të para që Warner Bros. tregoi të martën në një eve nimet në Las Vegas.
Studioja ka publikuar titullin e plotë të “The Matrix: Resurrections” në CinemaCon – konventa vjetore për pronarët e kinemave.
Reeves dhe Moss vazhdojnë të pëlqehen në ekran, edhe pse kanë kaluar më shumë se dy dekada nga xhirimet e filmit të parë “The Matrix” (në vitin 1999).
Në pjesën e fundit, ata të dy jetojnë në një botë ku edhe dashuria e tyre që ndryshon universin është zhdukur.
Dy protagonistët nuk i mbajnë mend qeniet e tyre të kaluara. Neo me flokë të gjatë dhe mjekër i tregon psikiatrit të tij (luajtur nga Neil Patrick Harris) për kujtimet e pamëshirshme dhe pyet: “A jam i çmendur?”. Ai pastaj takohet me Trinity në një kafene dhe historia fillon përsëri.
Warner Bros. nuk dha asnjë detaj në lidhje me komplotin e filmit, në të cilin Lana Wachowski kthehet në regji.
Në “Matrix: Resurrections” luajnë gjithashtu Yahya Abdul-Mateen II, Jessica Henwick, Jonathan Groff, Jada Pinkett Smith dhe Daniel Bernhardt.
Filmi pritet të dalë në kinema dhe HBO Max më 22 dhjetor të këtij viti. /Telegrafi/