Rikthimi i Neymar te Barcelona, nuk është vetëm një rrëfim i bukur, pasi që kjo ka filluar të marr formë.
Sipas asaj që shkruan “Esporte Interativo”, njëri ndër mediumet më të mëdha sportive në Brazil, rikthimi i Neymar te Barcelona pritet të marrë rrugë nesër (e martë), kur pritet një përgjigje vendimtare nga klubi, për të parë nëse mund të mbyllet me sukses.
Babai i futbollistit brazilian, që ndodhet me pushime, do të udhëtojnë në Barcelonë për të takuar një të besuar nga klubi katalanas.
André Cury është ai me të cilin do të diskutohet për kthimin e lojtarit të PSG në Camp Nou, sipas asaj që shkruan Esporte Interativo.
Cury është një nga më të besuarit e presidentit të Barcelonës, Bartomeu, dhe ishte i përfshirë në shitjen e Neymar te PSG, por edhe kur erdhi te katalunasit nga Santos.
Ai është personi që do t’i lidh palët dhe do t’i bashkojë pikëpamjet e palëve.
Neymar ka marrë vendimin për të lënë PSG, pavarësisht se ka një kontratë deri në vitin 2022 dhe i ka thënë babait të tij se prioriteti i tij numër një është që të kthehet në Barça.
PSG e bleu për 222 milionë euro në verën e vitit 2017.
Sipas Esporte Interativo, PSG është e interesuar që të përfshirë disa lojtarë në këtë marrëveshje, dhe Dembélé ose Coutinho, janë opsione të mundshme. /Telegrafi/