Site icon Telegrafi

Caktohet paraburgimi për Palevskin në Turqi

Një vendim i rëndësishëm ka ardhur nga Prokuroria Publike Republikane Balikesir në Turqi, ku Lupço Palevski është caktuar paraburgim në “Institucionin e Mbyllur Ndëshkues – Korrektues Balikesir”. Ky veprim vjen pas arrestimit të tij në lidhje me veprën penale të dyshuar, “Vrasje me dashje të fëmijës”, sipas Ligjit 6706, neni 14, njofton Telegrafi.

Në shkresën zyrtare, Prokuroria Publike informon se vendimi për paraburgim është marrë me qëllim të sigurimit të ekstradimit të Palevskit, në përputhje me nenin 16 të Konventës Evropiane për Ekstradimin e Kriminelëve. Paraburgimi është caktuar për një kohëzgjatje prej 40 ditësh.

Lexo po ashtu Arrestohet në Turqi Ljupço Palevski, i dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Maqedoni

Opinioni vazhdon të mbetet në pritje të zhvillimeve të mëtejshme, duke shpresuar për një drejtësi të plotë dhe efektive. Autoritetet kompetente vazhdojnë të angazhohen në zbardhjen e të vërtetave dhe në sigurimin e një procesi të drejtë dhe transparent për të gjithë palët e përfshira. /Telegrafi/

Exit mobile version