Telegrafi

Caktohet masa e paraburgimit kundër katër të pandehurve

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve E.P., G.P., A.P., R.S. për shkak të dy veprave penale Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 356 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Të pandehurve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin veç e veç, pasi që Gjykata ka konstatuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës se paraburgimit.

Ekziston dyshimi se me datë 29.03.2020, rreth orës 21:45, në fshatin Janinovod të Obiliqit, katër të pandehurit kishin shkaktuar rrezik të madh për njerëz dhe pasurinë, në atë mënyrë që fillimisht i kishin mbushur tri shishe të birrës me benzinë, e pastaj të njëjtat i kishin gjuajtur në drejtim të shtëpisë së të dëmtuarit D.S, i cili kishte qenë në shtëpi dhe pasi që kishte dëgjuar zhurmë kishte vërejtur se shtëpinë kishte filluar ta kaplojë zjarri, me ç‘rast e kishte lokalizuar menjëherë, me këto veprime të pandehurit dyshohet se kanë veprën penale Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 356 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.