Telegrafi

Caktohet koha e duelit të parë sezonal ‘el Clasico’, ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit

El Clasico (Foto: Eye Witness Football)

Kreu i La Ligas, Javier Tebas e ka konfirmuar datën dhe orën e duelit më të madh botëror – ‘el Clasico’, ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit.

Gjatë një interviste në emisionin El Transistor në kuadër të rrjetit Onda Cero, ai e ka treguar kohën e superderbit të futbollit.

https://www.youtube.com/watch?v=CaXBZxMaugM

Në duelin e parë klasik të sezonit, Barcelona është nikoqir i Real Madridit në Camp Nou.

“Barcelona do të luajë kundër Real Madridit të dielën më 28 tetor në orën 16:15″, ka konfirmuar Tebas.

Lexo po ashtu Lajmet për LA LIGA

Një e diel, ku secili tifoz i futbollit do ta ketë mundësinë që të ulet para televizorit dhe ta përcjellë këtë supersfidë.

Nga ana tjetër, stadiumi Camp Nou pritet të jetë i stërmbushur për t’i shikuar të zgjedhurit e Ernesto Valverdes përballë atyre të Julen Lopeteguit.

Katalunasit do të kenë një ditë më pak pushim para ‘el Clasicos’, pasi të mërkurën (24 tetor) ndeshen ndaj Interit në Ligën e Kampionëve, kurse Los Blancos luajnë të martën (23 tetor) ndaj Viktoria Plzenit. /Telegrafi/