EFA e ka caktuar gjyqtarin e ndeshjes Shqipëri – Zvicër, e cila zhvillohet të shtunën nga ora 15:00 në Lens.
Carlos Velasco Carballo do ta ndajë drejtësinë në përballjen mes Shqipërisë dhe Zvicrës në Evropian.
Carballo është një gjyqtar i kolegjiumit të Madridit, që drejton ndeshje në La Liga prej vitit 2004, ndërsa gjykon në arenën ndërkombëtare prej vitit 2008.
Prej vitesh, ai cilësohet si një prej gjyqtarëve më të mirë në evropianë, me UEFA-n që në 2011-ën i besoi finalen e Evropa Ligës ndërmjet Portos dhe Bragës, ndërsa e përfshiu edhe mes 12 gjyqtarëve të Euro 2012.