Është mësuar emri i gjyqtarit që do të ndajnë drejtësinë në finalen e Ligës së Kampionëve, që zhvillohet mes dy klubeve angleze, Manchester Cityt dhe Chelseat.
Finalja e madhe do të luhet më 29 maj në Stamboll, edhe pse lokacioni ende është në dilemë, shkaku që Turqia ka në ndalesa për anglezët shkaku i COVID-19.
Antonio Miguel Mateu Lahoz, do të jetë gjyqtari që do të referojë takimin final të garës më të madhe për klube në Evropë për edicionin 2020/21.
Fillimisht, Manchester City eliminoi Paris Saint-Germainin në gjysmëfinale me shumë spektakël, derisa konsiderohen si favoritë në letër.
Në anën tjetër, Chelsea kishte barazuar në takimin e parë me Real Madridin, derisa të dytin e fitoi 2-0 në Stamford Bridge, për të kaluar kështu në finale.
Pep Guardiola dhe Thomas Tuchel, njihen tashmë si dy strategë mjaftë të zgjuar dhe që kërkojnë maksimumin nga lojtarët e tyre, e që tifozët presin një takim të zjarrtë. /Telegrafi/