Të shtunën do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur mes Real Madridit dhe Barcelonës, e vlefshme për La Liga.
Gjyqtari kryesor për këtë përballje është Jose Maria Sanchez Martinez, ndërsa në sistemin VAR do të jetë Alejandro Muniz Ruiz.
Sanchez ka një histori interesante si gjyqtar.
Ai ka ndarë drejtësinë 35 ndeshje të Real Madridit, ku skuadra ka arritur të fitojë 23 herë, ka barazuar në 7 raste dhe ka humbur 5 herë.
Në anën tjetër, ai ka qenë pjesë e 34 ndeshjeve të Barcelonës, me skuadrën katalunase që ka regjistruar 26 fitore, 2 barazime dhe 6 humbje.
Si Real Madridi, ashtu edhe Barcelona, po kalojnë nëpër një formë të lartë, sidomos pas dueleve në Ligën e Kampionëve.
Madrilenët fituan 5-2 përballë Borussia Dortmundit, ndërsa Blaugranasit shkatërruan Bayern Munichun, 4-1. /Telegrafi/