Site icon Telegrafi

Caktohet gjyqtarët për dy ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Tashmë janë caktuar edhe gjyqtarët të cilët do të ndajnë drejtësinë në dy ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, të cilat do të zhvillohen nesër (e mërkurë).

Faza gjysmëfinale në Kupën e Kosovës zhvillohet me ndeshjet vajtje-ardhje për dallim nga fazat e kaluara, ku u luajt vetëm nga një ndeshje dhe fituesi kaloi tutje.

Në këtë fazë kanë mbetur katër skuadra, ku do të luhen dy derbi. I pari lokal mes Suharekës dhe Ballkanit, ndërsa i dyti mes rivalëve të vjetër, Prishtinës dhe Dritës.

Lexo po ashtu Gjysmëfinalja e Kupës së Kosovës - të mërkurën zbresin në fushë katër skuadrat e mbetura në ndeshjet e para

Në objektin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), gjatë ditës së sotme (e martë) është hedhur shorti për caktimin e gjyqtarëve dhe tani dihen emrat e tyre.

Ndeshja e parë mes Suharekës dhe Ballkanit do të gjykohet nga Alban Shala si kryesor me ndihmës Arbnor Bullatovci dhe Besnik Morina, ndërsa Valon Bajgora i katërt. Visar Kastrati do të jetë në VAR së bashku me Edmond Zeqirin.

Në ndeshjen tjetër mes Prishtinës dhe Dritës, drejtësinë do ta ndajnë kryesori Genc Nuza me ndihmësit Bujar Selimaj dhe Fatmir Sekiraqa, ndërsa Mentor Ajeti do të jetë i katërti. Në VAR do të jenë Mervan Bejtullahu dhe Fatlum Berisha.

Të dyja ndeshjet fillojnë nga ora 15:00. /Telegrafi/

Exit mobile version