Anthony Joshua dhe Wladimir Klitschko janë takuar për herë të parë në Nju Jork para duelit që do të zhvillohet mes tyre në prill.
Ata u fotografuan së bashku në Madison Square Garden, ndërsa do të luftojnë për titujt IBF, IBO dhe WBA në peshën e rëndë.
Dueli i shumëpritur do të zhvillohet në Wembley para 90 mijë spektatorëve me 29 prill.
Tyson Fury ishte kampion i botës, por për shkak të dënimit dhe tërheqjes së tij nga boksi, Joshua e Klitschko do të luftojnë edhe për dy titujt e lirë.
Joshua pas Olimpiadës së vitit 2012 duke fituar 18 meqe që të gjitha më nokaut.
Kundërshtari i tij, Klitschko, i cili do të mbush 40-vjeç në mars, ka 64 fitore dhe vetëm 4 disfata në karrierën 20-vjeçare. /Telegrafi/