Site icon Telegrafi

Caktohen gjyqtarët e javës së 32-të, Llapi dhe Feronikeli me marrëveshje e zgjedhin Tefik Malokun

Është bërë delegimi i gjyqtarëve për xhiron 32-të të Ipko Superligës.

Derbin e kësaj xhiroje, Llapi – Feronikeli me marrëveshje të klubeve e gjykon gjyqtari nga Podujeva, Tefik Maloku me asistentët Granit Hyseni e Bekim Rama, teksa i katërti është Visar Kastrati.

Ndeshjen mes Prishtinës dhe Trepcës ’89 do ta gjykojë Mervan Bejtullahu.

Ndërsa, duelin më interesant të pjesës së poshtme të renditjes, Drenica – Ballkani e referon Fatmir Tahiri.

Drita – Flamurtari do të drejtohet nga Dardan Çaka. /Telegrafi/

Exit mobile version