Telegrafi

Caktohen gjysmëfinalistët e Kupës së Botës për klube, Bayern Munich përballë Al Ahlyt

Përcaktohen kundërshtarët e Bayern Munich dhe Palmeiras në fazën gjysmëfinale të Botërorit të klubeve që po zhvillohet aktualisht në Katar.

Bavarezët fitues të tre trofeve në sezonin e kaluar do të sfidojnë në gjysmëfinale një nga skuadrat që ka fituar më shumë trofe në botën e futbollit, Al Ahlyn.

Skuadra afrikane fitoi 1-0 në çerekfinalen ndaj kampiones së Katarit, Al Duhail. Golin për Al Ahly e shënoi El Shabat me penallti.

Në gjysmëfinalen tjetër fituesit e Copa Libertadores, Palmeiras, do të sfidojnë meksikanët e Tigres.

Skuadra e drejtuar nga braziliani Ferreti që ka fituar Championsin e Amerikës së Veriut mposhti 2-1 me përmbysje koreano-jugorët e Ulsan Hyundai fitues të Ligës së Kampionëve në Azi.  /Telegrafi/