Site icon Telegrafi

Caktohen gjyqtarët për ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës

Në këtë vikend kthehet në aksion futbolli kosovar, ku zhvillohen ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Në katër ndeshje pritet rivalitet i fortë, ku nuk do të mungojnë ndeshjet interesante. Komisioni për delegimin e gjyqtarëve tashmë ka caktuar gjyqtarët që do t’i drejtojnë këto ndeshje.

Takimi kryesor që luhet në Skenderaj ndërmjet Drenicës dhe Gjilanit i është besuar gjyqtarin me stemë të FIFA-së, Genc Nuzën.

Tefik Maloku ndanë drejtësinë në Klinë në përballjen Dukagjini – Ballkani, ndërsa Mervan Bejtullahut i është besuar drejtësia në ndeshjen Prishtina – Vushtrria.

Besfort Kosumi do ta drejtojë ndeshjen mes Lirisë dhe Feronikelit, që zhvillohet në mes të javës.

/Telegrafi/

Exit mobile version