Policia e Kosovës ka arritur ta tërheq mjetin e dyshuar shpërthyes në afërsi të fshatit Mazgit, në rrugën magjistrale Prishtinë-Mitrovicë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 20:00 nga njësitë e specializuara të Policisë së Kosovës, është tërhequr mjeti i dyshuar (dyshohet të jetë eksploziv). Rruga Prishtinë-Mitrovicë është liruar për qarkullim dhe me rastin po merren njësitet përkatëse”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/