Site icon Telegrafi

Cakolli i KDI-së: Komuniteti serb nuk e ka ekskluzivitetin për të marrë ministrinë e dytë

Eugen Cakolli, KDI

Eugen Cakolli nga KDI ka komentuar deklaratën e Listës Serbe se do ta dërgojnë në Kushtetuese Qeverinë Kurti pasi u ka lënë vetëm një ministri në udhëheqje.

Përmes një shënimi në Facebook, Cakolli ka thënë se Kushtetuta e përcakton që nëse janë më shumë se 12 ministri, një ministri e dytë i ndahet një prej komuniteteve jo-shumicë, e jo ekskluzivisht atij serb.

“Qeveria ‘Kurti 2’ me gjasë mund të ballafaqohet me Gjykatën Kushtetuese qysh në ditët e para, nga një shkelje e supozuar nga Lista Serbe për mos ofrim të dy ministrive për komunitetin serb. Edhe pse LS ka numrin e nevojshëm të deputetëve për t’a kontestuar vendimin e Kuvendit për zgjedhjen e Qeverisë, Kushtetuta në nenin 96.3 përcakton që nëse janë më shumë se 12 ministri, një ministri e dytë i ndahet një prej komuniteteve jo-shumicë, e jo ekskluzivisht atij serb”, ka shkruar ai.

Sipas Cakollit, në të gjitha rastet kur komuniteti serb ka marrë dy ministri, kjo kanë qenë kryekëput rezultat i marrëveshjeve politike mes subjektit fitues të zgjedhjeve dhe Listës Serbe. “Përndryshe, nuk ka asnjë dispozitë kushtetuese që e obligon kryeministrin t’ia ofrojë dy ministri komunitetit serb”, ka përfunduar Cakolli.

Exit mobile version