Site icon Telegrafi

Cakolli: Anëtarët e Qeverisë që kanë fituar mandat deputeti duhet që deri nesër të japin dorëheqje

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme, e cila refuzoi si të pathemelta të gjitha ankesat ndaj vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Sipas Cakollit, ky vendim i hap rrugë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që të certifikojë rezultatet zgjedhore më së largu deri nesër.

Ai gjithashtu theksoi se anëtarët e Qeverisë, të cilët kanë fituar mandat deputeti, duhet të dorëzojnë dorëheqjet e tyre deri sot ose më së largu nesër, nëse KQZ-ja nuk mban mbledhje gjatë ditës së sotme.

Sa i përket mbledhjes së parë të Kuvendit, Cakolli rikujtoi se afati 30-ditor për mbajtjen e seancës konstituive fillon të rrjedhë nga momenti i certifikimit të rezultateve, që sipas tij mund të ndodhë nesër./Telegrafi/

Exit mobile version