Site icon Telegrafi

Cakaj: Suksese LVV-së dhe LDK-së, në formimin e Qeverisë

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, u ka uruar suksese Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, në formimin e Qeverisë së re.

Cakaj ka pohuar se në sfidat e shumta që qëndrojnë para,  bashkëpunimi i shtuar mes Kosovës e Shqipërisë është i domosdoshëm.

“Presim me padurim të fillojmë me biseda përmbajtësore me Qeverinë e re të Kosovës për të zhvilluar një program të përbashkët e në të mirë të dy vendeve”, ka shkruar Cakaj në Facebook.

Arritjen e koalicionit LVV-LDK, e kanë përshëndetur edhe presidenti dhe kryeministri i Shqipërisë./Telegrafi/

Exit mobile version