Site icon Telegrafi

​Cakaj në Selanik, flet për rëndësinë e liberalizimit të vizave për Kosovën

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme në Qeverinë e Shqipërisë, Gent Cakaj, mori pjesë në konferencën e nivelit të lartë për perspektivën evropiane, të zhvilluar në Selanik.

Në një reagim në Facebook, lidhur me pjesëmarrjen e tij në konferencë, Cakaj u shpreh se iu vu theksi dy çështjeve tepër të rëndësishme.

Së pari, pjesëmarrësit theksuan domosdoshmërinë për të çelur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si një masë thelbësore për të thelluar reformat e brendshme, forcuar procesin e bashkëpunimit rajonal dhe për të lartësuar frymën Evropiane në Ballkanin Perëndimor.

Së dyti, nënvizuan rëndësinë e veçantë të liberalizimit të vizave me Republikën e Kosovës, jo vetëm për qytetarët e saj, por edhe për ruajtjen e besueshmërisë së BE-së në rajon.

Postimi i plotë:

Sot në Konferencën e Nivelit të Lartë për Perspektivën Evropiane në Selanik 

1. Nënvizuam rëndësinë e veçantë të liberalizimit të vizave me Republikën e Kosovës jo vetëm për qytetarët e saj, por edhe për të ruajtur besueshmërinë e BE-së në rajon;

2. Theksuam domosdoshmërinë për të çelur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut: kjo masë është thelbësore për të thelluar reformat e brendshme, forcuar procesin e bashkëpunimit rajonal e lartësuar frymën Evropiane në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi;

Gjithë pjesëmarrësit në këtë takim mbështesin pa hezitime hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE për Shqipërinë menjëherë sipas meritave të saj madhore. /Telegrafi/

Exit mobile version