Gjatë vizitës në Nju Jork, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë vizitës në ambientet e shkollës “Children of the Eagle” ka pasur një takim të veçantë me Fjoralba Ademaj, mbesa e dëshmorit të luftës të UÇK-së, Vezir Ademaj.
Në foton e postuar në rrjetin social Facebook Cakaj shkruan “Vezir Ademaj la jetën e qetë të perëndimit për t’iu bashkuar luftës së drejtë për çlirimin e Kosovës.
Në fund, vendi të cilit ai trimërisht i fali jetën, e kujtoi me nderim dhe përulje duke i dhënë titullin hero.”
Cakaj shton se Shembulli i Fjoralbës dhe gjeneratës së saj është dëshmia e prekshme dhe e përditshme se çdo sakrificë ia ka vlejtur.