Site icon Telegrafi

Cakaj kërkon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj ka kërkuar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Cakaj me anë të një shkrimi në Facebook ka thënë se, anëtarësimi i Kosovës në KE është kontribut i drejtpërdrejtë për forcim të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave e lirive themelore në Evropë.

“Sot, në mbledhjen virtuale të Ministerialit të 130-të të Komitetit të Ministrave, mes tjerash, parashtruam qartë e prerë edhe kërkesën për anëtarësim të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës. Një gjë është e sigurt: mbështetja e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, është jo vetëm historikisht e drejtë e politikisht e arsyeshme, por edhe kontribut i drejtpërdrejtë për forcim të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave e lirive themelore në Evropë”, ka shkruar Cakaj. /Telegrafi/

Exit mobile version