Site icon Telegrafi

Cairo: 100 milionë euro ose Belotti qëndron në Torino

Presidenti Urbano Cairo i kërkon Andrea Belottit të qëndrojë në Torino dhe nuk do ta shesë më pak se klauzola e lirimit prej 100 milion eurosh.

Sulmuesi italian është golashënuesi i parë në Serie A këtë sezon së bashku me Edin Dzekon me nga 25 gola, dhe forma e tij e ka parë të lidhet me një numër të madh klubesh evropiane të profilit të lartë.

Lexo po ashtu Belotti rrethohet nga 2500 tifozë në dyqanin e Torinos (Foto)

Megjithatë, presidenti i klubit ka deklaruar edhe një herë se talenti i madh italian nuk do të largohet nga klubi për më pak se shifra e paraparë në kluzolën e largimit të tij.

“Belotti ka një klauzolë prej 100 milionë eurosh”, ua ka kujtuar Cairo gazetarëve në intervistën e tij për Giro d’Italia.

“Nëse nuk vjen asnjë ofertë e barabartë me atë shifër dhe ai nuk dëshiron të largohet, do të isha i lumtur ta mbaj atë”, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu ​Torino refuzon 60 milionë euro për Belottin

“Sa më përket mua, ai duhet të qëndrojë në Torino për të paktën një vit, të ketë një sezon të mirë dhe të shkojë në Kupën e Botës me një tjetër sezon të madh pas këtij sezoni të madh”, përfundoi presidenti i Torinos.

Skuadrat që po interesohen për shërbimet e tij janë: Real Madridi, Chelsea, Arsenali, Manchester City, por edhe Manchester United. /Telegrafi/

Exit mobile version