Telegrafi

“Cahilli si Ramosi”

Legjenda angleze e futbollit, Michael Owen ka bërë një krahasim interesant.

Oëen ka gjetur kohë të bëj një krahasim në mes të dy qendërmbrojtësve, atij të Real Madridit, Sergio Ramos dhe atij të Chelseat, Gary Cahill.

Lexo po ashtu Sergio Ramos, 9-shi fals i La Ligas

Sipas ish-sulmuesit të Liverpoolit, mbrojtësi anglez i Chelseat është sikurse Ramosi, pasi gjithmonë shënon gola të rëndësishëm.

Shkas i këtij krahasimi nga Owen është goli i Cahillit në fund të ndeshjes në fitoren e ‘Bluve’ në udhëtim te Stoke City.

“Cahill është sikurse Ramosi tek Real Madrid”, ka thënë fillimisht legjenda angleze, Owen.

Lexo po ashtu Erdhi si 19 vjeçar dhe u kthye në legjendë të klubit – 500 ndeshje me Realin dhe 66 gola si mbrojtës

“Ai gjithmonë shënon gola të rëndësishëm”, përfundoi ish-sulmuesi i Real Madridit.

Ndryshe, Gary Cahill ka shënuar katër gola deri më tani në Ligën Premier, ndërsa Sergio Ramos është autor i shtatë golave në La Liga. /Telegrafi/