Telegrafi

Cahill: Chelsea me kilometra larg formës më të mirë

Mbrojtësi i Chelseat, Gary Cahill, ka pranuar se Chelsea nuk po kalon momentin më të mirë të sezonit.

Cahill ka pranuar se Chelsea nuk është as afër formës më të mirë këtë sezon.

Blutë u mposhtën me rezultat 1-0 nga West Hami në derbin e Londrës Perëndimore.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Chelseat

“Ne jemi larg me kilometra prej formës më të mirë”.

“Ata shënuan herët, gjë që ishte keq nga ana jonë. Ne kemi pasur shumë kohë, por ata janë mbajtur mirë gjatë ndshjes”.

“Ne nuk luajtëm lojën tonë. At shënuan, na pritën dhe dhe tentuan kundërsulmet”.

“Ishte frustruese humbja e kohës nga ana tyre, që prej anës tyre ishte gjë e mirë, por ne nuk ja dolëm të sulomojmë, ishte shumë zhgënjyese”, potencoi Cahill. /Telegrafi/