Telegrafi

Cahill: Arsenali u mbrojt mirë

Mbrojtësi i Chelseat, Gary Cahill, ka folur pas barazimit 0-0 ndaj Arsenalit.

Anglezi ka thënë se ishte një derbi i mirë në aspektin sportiv dhe se Topçinjtë ishin të vendosur mirë.

Lexo po ashtu Chelsea 0 - 0 Arsenal, notat e futbollistëve (Foto)

“Është frustuese, por ishte një derbi i mirë dhe konkurrues i Londrës”.

“Kishim shanse të mbanin topin në pjesën e parë dhe të krijojmë raste, por ishim të nervozuar”.

“Ata u mbrojtën mirë dhe ne nuk ishim në gjendje të krijonim hapësira”, ka thënë Cahill. /Telegrafi/