Telegrafi

Cagliari konfirmon largimin e Storarit drejt Milanit

Drejtori sportiv i Cagliarit, Stefano Capozucca, e ka konfirmuar se Marco Storari do të jetë në Milan, duke u ndërruar me Gabrielin.

Të dy portierët kanë arritur marrëveshje për shkëmbim.

“Ne kemi marrëveshje për  shkëmbimin e portierëve me Milanin, Gabrielin për Storarin”.

“Storari po largohet pasi disa gjëra nuk shkuan mirë. Storari është portier i mirë dhe profesional”.

Ai ka kërkuar ta lërë Cagliari dhe ne duam ta bëjmë të lumtur. Ai ishte protagonist në kthimin tonë nga Serie B”, ka thënë Capozucca. /Telegrafi/