Drejtori sportiv i Cagliarit, Stefano Capozucca, e ka konfirmuar se Marco Storari do të jetë në Milan, duke u ndërruar me Gabrielin.
Të dy portierët kanë arritur marrëveshje për shkëmbim.
“Ne kemi marrëveshje për shkëmbimin e portierëve me Milanin, Gabrielin për Storarin”.
“Storari po largohet pasi disa gjëra nuk shkuan mirë. Storari është portier i mirë dhe profesional”.
Ai ka kërkuar ta lërë Cagliari dhe ne duam ta bëjmë të lumtur. Ai ishte protagonist në kthimin tonë nga Serie B”, ka thënë Capozucca. /Telegrafi/