Telegrafi

Cafu zgjedh ‘pasardhësin’ e tij

Legjenda braziliane, Cafu, ka zgjedhur mbrojtësin e Arsenalit, Hector Bellerin, si ‘pasardhësin’ e tij.

Fituesi i dyfishtë i Kupës së Botës, i cili gjatë karrierës ka luajtur për Romën dhe Milanin, e ka lëvduar 21-vjeçarin për lojën që bën në pozitën e mbrojtësit të djathtë.

Bellerin ishte në formë të shkëlqyer në sezonin e kaluar dhe vazhdon të luajë mirë. (Getty Images)

“Bellerin është shumë i ngjashëm me mua kur isha 21 vjeç. Ai është shumë i shpejtë dhe mbresëlënës. Ai ka të ardhme të madhe!”, ka deklaruar Cafu për faqen zyrtare të Topçinjve në Twitter.

Braziliani ka folur fjalë të mira edhe për mesfushorin e Arsenalit, Mesut Ozil.

“Ozil është fantastik. Një nga më të mirët në botë. Jo vetëm një lojtar i shkëlqyer, por edhe një qenie e shkëlqyer njerëzore”, ka thënë ai. /Telegrafi/