Telegrafi

Cafu lavdëron Tottin: Është kampion dhe lider i skuadrës

Evangelista Cafu ka folur fjalët më të mira për kapitenin e Romës, Francesco Totti.

Nuk kanë të ndaluar fjalët e mëdha për ikonën italiane të futbollit, Francesco Totti, për të cilin i fundit që ka folur fjalë të mëdha është ish-bashkëlojtari i tij, mbrojtësi brazilian, Cafu.

“Një kampion është gjithmonë kampion”, ka thënë fillimisht Cafu për mediat italiane, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Maradona: Totti duhet të vazhdojë të luajë

“Njerëzit flasin për Tottin sepse ai është lojtar klasi botëror dhe lider i skuadrës”, përfundoi mbrojtësit brazilian.

Ndryshe, Cafu dhe Totti kanë qenë bashkëlojtar te Roma, në kohën kur skuadra nga kryeqyteti fitoi titullin e fundit në Serie A në sezonin 2000/01. /Telegrafi/

Cafu dhe Totti duke i gëzuar një goli te Roma