Site icon Telegrafi

Cadillacu po sjell një konkurrent për S-Class

Deri kah fundi i vitit 2015, segmenti i automjeteve luksoze do të rritet edhe me një anëtar.

Cadillac ka paralajmëruar ardhjen e një modeli më të madh dhe më të shtrenjtë se CTS dhe XTS.

Prodhuesi amerikan ka bërë të ditur se do të vijë me një platformë me arkitekturë të re që do të shfrytëzojë tërheqjen me rrotat e pasme.

Për motorizimin , tash për tash nuk ka informacione.

Te kompania janë të vetëdijshëm se duhet ta rrisin shumë cilësinë e materialeve, nëse duan të jenë konkurrentë seriozë në tregun evropian.

Premiera e veturës së re është caktuar kah mesi i vitit të ardhshëm, ndërsa shitja pritet të fillojë kah fundi i vitit 2015. /Telegrafi/

Exit mobile version