Telegrafi

Çadikovski: Problemi kryesor me të cilën përballen gazetarët është mosndëshkimi ndaj kërcënimeve të tyre

Si problemi kryesor me të cilin përballen gazetarët në vend dhe që pengon lirinë e shprehjes është mosndëshkimi i rasteve të sulmeve ndaj gazetarëve, tha kryetar i SHGM-së, Mlladen Çadikovski në panelin për Ballkanin Perëndimor, me çka u hap konferenca për mediat në Londër.

“Ky është një problem që po ndodh për një kohë të gjatë dhe kemi frikë se mund të inkurajojmë sulme të mëtejshme ndaj kolegëve tanë”, tha Çadikovski duke kujtuar sulmin e fundit ndaj ekipit të gazetarëve të “Tv21” në Haraçinë, ku prokuroria dështoi të gjejë një arsye për të nisur hetimin.

Çadikovski gjithashtu iu referua moszbatimit të reformave në media në vend.

Ai gjithashtu foli për thyerjen e lidhjeve të korruptuara midis partive politike dhe pronarëve të medias si një parakusht për pavarësi më të madhe editoriale, politike dhe financiare të medias./Telegrafi/