Site icon Telegrafi

Çadikovski: Në vitin 2021 dhe 2022 ka rënie të sulmeve ndaj gazetarëve

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë ë Veriut, Mladen Çadikovski, në emisionin debativ në TV Shenja, tha se në vitin 2021 dhe 2022 ka rënie të sulmeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve në vendin tonë.

“Nëse i shikojmë këto raporte të cilat na vijnë dhe nëse bëjmë ndonjë krahasim nga e kaluara, kemi rënie në raport me ato sulme dhe kërcënime ndaj gazetarëve, të paktën vitin 2021 dhe vitin 2022. Megjithatë kjo nuk është garancion dhe ne nuk do të thotë që jemi të kënaqur që ka më pak sulme ndaj gazetarëve sepse kur i shohim edhe këto që po ndodhin në rrjetet sociale, mund të themi se një numër i sulmeve dhe kërcënimeve janë bartur, pasi për dallim më herët tash njerëzit jan më aktiv në rrjetet sociale, atëherë vijmë në përfundimin se situata gjeneralisht varion dhe gjithmonë kur ka ndonjë ndonjë zhvillim më të fuqishëm politik në Maqedoni siç janë zgjedhjet ose ndonjë votim në Kuvend të cilat janë të ndonjë rëndësie më kruciale për deputet, atëherë ndodhin më shumë sulme ndaj gazetarëve”.

“Megjithatë kjo flet nuk ka ndonjë garancion që ky trend i cili tregon rënie të vogël të sulmeve që në të ardhmen nuk do të rritet. Arsye tjera janë mosndëshkimi ose mos-sjellja e ligjeve në Kuvend”, tha Çadikovski.

Exit mobile version