Trajneri kroat, Ante Cacic, nuk e ka hedhur poshtë mundësinë që Kosova të jetë njëra prej përfaqësueseve që mund të kualifikohet në Kampionatin Botëror, ‘Rusia 2018’.
Në pyetjen e gazetarit të Telegrafit, Betim Zeqiri, se a ka mundësi që Kosova t’i befasojë të gjithë në Grupin I, trajneri kroat u përgjigj:
“Ka mundësi që Kosova ta befasojë gjithë grupin, në futboll nuk ka favorit absolut, gjë që kemi mundur ta shohim gjatë garave të ndryshme”.
“Them se gjithçka është e mundur. Përfaqësuesja e cila do ta ketë posedimin më të madh të topit dhe kontrollin më të mirë të lojës, ajo do të krijojë më së shumti raste. Them se ajo do të jetë Kroacia”.
Rikujtojmë se Kosova është nikoqir i Kroacisë në “Loro Boriçi” të enjten mbrëma (nga ora 20:45), në ndeshjen e dytë kualifikuese për ‘Rusia 2018’. /Telegrafi/