Trajneri i Kroacisë, Ante Cacic, ka folur përsëri për lëndimet e shumta që ka kombëtarja e tij.
Luka Modricit, Dejan Lovrenit dhe Ivan Rakiticit, iu shtua edhe Marko Pjaca, i cili po ashtu do të mungojë ndaj Kosovës.
“Jam i befasuar me atë që ndodhi sa u përket lëndimeve. Shpresoj që lojtarët do të rikuperohen shpejt, të kthehen dhe të tregojnë paraqitje të mira me klubet e tyre”.
“Kroacia ka lojtarë tjerë cilësorë që mund t’i zëvendësojnë, veçanërisht në pozitat e mesfushës”, ka deklaruar trajneri për televizionin kombëtar të Kroacisë, HNSTV, raporton Gazeta Olle.
“Fatmirësisht luajmë ndaj dy ekipeve që janë më poshtë se ne. Unë besoj në këta që jemi, jemi mjaftueshëm për të arritur dy fitore”, ka shtuar Cacic.